Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) janë forume të sigurisë të cilat janë të themeluara në çdo komunë të Republikës së Kosovës. Këto këshilla udhëhiqen nga kryetari i komunës dhe sikurse tek KLSP-të edhe këtu diversiteti është mjaft i theksuar.
Ky është forum i nivelit më të lartë në krahasim më KLSP-në dhe anëtarë i këtij forumi është komandanti i stacionit policor i cili merr pjesë në takime të rregullta dhe raporton rreth situatës së sigurisë në Dragash si dhe informatat rreth problemeve dhe çështjeve të sigurisë të cilat i mbledh nga takimi i adreson tutje.
PK se bashku me zyrtaret e MPB dhe me përkrahjen e OSBE ka organizuar takime me Kryetaret e Komunave respektivisht me Kryesuesit e KKSB dhe anëtaret tjerë për të diskutuar rreth ngritjes se bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve ne mes PK, KKSB dhe KLSP për sigurinë e përgjithshme.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Dragash ka mbajtur mbledhjen e rradhës të këtij viti. Të pranishëm në këtë takimi ishin kryetari i komunës, Shaban Shabani, drejtori i Drejtorisë për Arsim, Vloran Cenaj, komandanti i stacionit të policisë, Shaqir Uka, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të komuniteteve që jetojnë në Komunën e Dragashit.
Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komune e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Gjithashtu është diskutuar edhe për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018.
Komandanti i stacionit të policisë Shaqir Uka, gjatë takimit të KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë. Ai tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Dragashit, ka qenë stabile dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë e Kosovës.
Kurse kryetari i komunës, Shaban Shabani, tha se ky bashkëpunim është në interes të veçantë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime.
Në mbledhjen e KKSB-së u diskutua edhe rreth shqetësimit të qytetarëve për trajtimin e qenve endacakë, me ç’rast u kërkua që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje dhe të sigurohet një qendër ku do të behet trajtimi i tyre.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe lidhur me pastërtinë e hapësirave në disa vendbanime, të ngritët vetëdijesimi i qytetarëve për një ambienti më të pastër, që të kemi një jetë më të shëndetshme.