Furnizim i sigurt me energji për Dragashin
Investim 9,3 milion € Për nënstacionin e ri
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në një takim informues përfaqësuesit e kompanisë COLENCO, të angazhuar nga KfW – Banka Gjermane për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të Nënstacionit të ri NS Dragashi 110/35/10(20) kV, së bashku me infrastrukturën përcjellëse. Ky projekt, i cili është iniciativë e KOSTT-it, do të bashkëfinancohet nga Banka Gjermane për Zhvillim.
Projekti aktualisht ndodhet në fazën e përgatitjes së specifikacioneve teknike dhe pritet të kalojë shumë shpejt në fazën e tenderimit.
Gjatë takimit, u theksua gjithashtu rëndësia e përfshirjes së këtij projekti në Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe realizimi i tij në përputhje me këtë planifikim strategjik, për të cilin Komuna e Dragashit ka filluar tashmë procedurat për hartim.
Ky investim përfundimisht zgjidh problemin e furnizimit të qendrueshëm me energji elektrike.

