Ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash ka filluar programin e vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkollat e Komunës së Dragashit, për nxënësit e klasave të para dhe të pesta.
Ky program ka për qëllim zbulimin dhe parandalimin e hershëm të problemeve shëndetësore tek nxënësit.
Institucionet shëndetësore të Komunës së Dragashit, me stafin e tyre profesional, janë të përkushtuara për t’i kushtuar rëndësinë e duhur shëndetit të fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve.