Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aktivitetet Kultur Rini Sport
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet Buxhetore
Dokumentet në diskutim publik
Dokumentet-Zyraligjore
Draft-Buxheti
Ekstraktet e procesverbaleve për Komitetin për Komunitete
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Financat
FTESË PËR OFERTIM PËR SHITJE TË Aseteve Komunale
KËRKESAT PËR RISHQYRTIM dhe VENDIMET E KOMUNËS NDAJ KËRKESAVE PËR RISHQYRTIM
Konkurset
Konsultimet Publike
Kontratat e nënshkruara
Lista e shërbimeve për qytetarë
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënjen e kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për konkurs të projektimit
Njoftim për kontratë
NJOFTIM PËR NËNSHKRIM TË KONTRATËS
NJOFTIM PËR SHTYERJEN E AFATIT
Njoftimet
Njoftimet për konsultim publik
Plane
PLANI I PROKURIMIT
Plani i punes i kuvendit
Procesverbalet
Procesverbalet dhe Raportet
Procesverbalet/Thirrjet për kuvend
Projektet
Prokurimi
Pronat komunale
Raportet
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Administrata
Raportet Arsimit
Raportet Bujqesi
Raportet Ekonomi
Raportet Financiare
Raportet Kujtur Rini Sport
Raportet M.Shpejtim
Raportet periodike
Raportet Shendetsi
Raportet Urbanizem
Raportet Vjetore
RAPORTI I KONTRATAVE TË NËNSHKRUARA
Rregulloret
Shpalljet
Shpenzimet Kapitale
Takimet dhe Dëgjimet Publike/Buxhetore
Takimet Publike
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje për Komitetin për Komunitete
Thirrje per Propozime
VENDIM PËR NDËRPRERJE TË KONTRATËS
Vendimet
Vendimet
VENDIMET E OSHP-SË
Vendimet/Rregulloret/Raportet
Zyra për integrime europiane
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aktivitetet Kultur Rini Sport
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet Buxhetore
Dokumentet në diskutim publik
Dokumentet-Zyraligjore
Draft-Buxheti
Ekstraktet e procesverbaleve për Komitetin për Komunitete
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Financat
FTESË PËR OFERTIM PËR SHITJE TË Aseteve Komunale
KËRKESAT PËR RISHQYRTIM dhe VENDIMET E KOMUNËS NDAJ KËRKESAVE PËR RISHQYRTIM
Konkurset
Konsultimet Publike
Kontratat e nënshkruara
Lista e shërbimeve për qytetarë
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënjen e kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për konkurs të projektimit
Njoftim për kontratë
NJOFTIM PËR NËNSHKRIM TË KONTRATËS
NJOFTIM PËR SHTYERJEN E AFATIT
Njoftimet
Njoftimet për konsultim publik
Plane
PLANI I PROKURIMIT
Plani i punes i kuvendit
Procesverbalet
Procesverbalet dhe Raportet
Procesverbalet/Thirrjet për kuvend
Projektet
Prokurimi
Pronat komunale
Raportet
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Administrata
Raportet Arsimit
Raportet Bujqesi
Raportet Ekonomi
Raportet Financiare
Raportet Kujtur Rini Sport
Raportet M.Shpejtim
Raportet periodike
Raportet Shendetsi
Raportet Urbanizem
Raportet Vjetore
RAPORTI I KONTRATAVE TË NËNSHKRUARA
Rregulloret
Shpalljet
Shpenzimet Kapitale
Takimet dhe Dëgjimet Publike/Buxhetore
Takimet Publike
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje për Komitetin për Komunitete
Thirrje per Propozime
VENDIM PËR NDËRPRERJE TË KONTRATËS
Vendimet
Vendimet
VENDIMET E OSHP-SË
Vendimet/Rregulloret/Raportet
Zyra për integrime europiane

Edicioni i 7-të i Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”

Sonte përjetuam një mbrëmje të magjishme në fshatin Bresanë, me hapjen e Edicionit të 7-të të Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”. Vallja, kultura dhe arti bashkuan sërish në zemër të Opojës shoqëri të ndryshme kulturore dhe artistike nga vendet e Ballkanit e më gjerë, duke sjellë performanca të shkëlqyera, ritme dhe emocione të veçanta për publikun.

Këtë edicion e bën edhe më të veçantë pjesëmarrja e shoqërisë artistike nga Spanja, një shtet përtej Ballkanit dhe që ende nuk e njeh Kosovën, por që u dëshmua edhe një herë se përmes artit dhe kulturës urat e bashkëpunimit janë gjithmonë të mundura.

Fjalimi im në natën e hapjes së Festivalit:

“Mirëmbrëma të gjithëve, të nderuar të pranishëm!

Është kënaqësi e veçantë dhe një ndjenjë krenarie që të shoh përpara një audience kaq të madhe, entuziaste dhe të kulturuar, të përkushtuar ndaj artit dhe traditës sonë. Më gëzohet zemra dhe më ndrit syri kur shoh se kaq shumë njerëz e duan dhe e mbështesin këtë ngjarje të rëndësishme për komunën tonë.

Në këtë festival kemi nderin të kemi të pranishëm një delegacion pesëanëtarësh nga Komuna e Mavrovë-Rostushës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, z. Medat Kurtovski, së bashku me:

• Nënkryetarin Kenan Elezi

• Zonjën Teuta Mirto Kryesuese e Kuvendit

• Zonjën Ulve Beqiri

• Zonjën Elvira Ejupi

Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen dhe ju përshëndes me respekt në emër të të gjithë qytetarëve të Dragashit.

Një përshëndetje të veçantë dua t’ia drejtoj Delegacionit të KFOR-it turk, të prirë nga Komandanti i KFOR-it, Kolonel Harun Elitaş, dhe Komandanti i Njësisë LMT, Tolga Pinar – faleminderit për praninë tuaj dhe për kontributin e vazhdueshëm në paqe dhe siguri.

Përshëndes me respekt dhe mirënjohje:

• Nënkryetarin e Komunës së Dragashit Resul Fetahu

• Kryesueseën e Kuvendit Komunal Z.Arijeta Skeraj

• Drejtorët e Komunës Liridona Misinaj, Qamil Kolloni, Zeni Krasniqi, Vetim Ramadani…

• Ish-kryetarët e komunës, që kanë dhënë kontribut ndër vite

• Kolegët e mi, mjekët dhe dajenët e mjekësisë nga Opoja

• Mysafirët nga Opoja, Prizreni dhe mbarë Kosova

• Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës

• Përfaqësuesit e mediave dhe mjeteve të informimit

Dhe mbi të gjitha, një përshëndetje e veçantë për qytetarët tanë të dashur, për mërgimtarët tanë, që edhe pse larg, e mbajnë Dragashin gjithmonë në zemër.

Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua, si kryetar i Komunës së Dragashit, mikpritës, t’ju përshëndes ngrohtësisht në hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të festivalit Ballkanik “Opoja Vallëzon” – një ngjarje kulturore që tashmë është bërë traditë dhe krenari për komunën tonë.

Vet prezenca juaj sot këtu tregon qartë se në Brodosanë po ndodh diçka që rrallë mund të shihet në skenat kulturore evropiane: një gërshetim unik i kulturave ballkanike, përmes paraqitjes së 10 ansambleve artistike nga shtetet fqinje dhe më gjerë. Kjo përbën një pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore dhe një thesar të vërtetë kulturor që ne jemi me fat ta ndajmë me ju për tri net me radhë.

Do të kemi kënaqësinë që përpara jush të performojnë valltarë nga të gjitha trevat e Ballkanit, të veshur me kostume tradicionale të larmishme, të cilat jo vetëm e pasurojnë skenën, por edhe e ngrohin zemrën e publikut tonë.

Ky festival, që ka fituar përmasa të mëdha kulturore dhe skenike, është rezultat i përkushtimit të palodhur të ansamblit tonë të dashur “Bresana”, dhe drejtorit z. Fejsal Shaqiri.

Por, padyshim, kulminacionin e këtij organizimi mbart një emër të veçantë, një figurë që unë me krenari e quaj “Lokomotiva e Festivalit”, profesori ynë i nderuar, Dilaver Kryeziu, i cili ka dhënë shpirtin për këtë festival dhe kulturën tonë.

Një falënderim të veçantë dua ta ndaj edhe me jurinë profesionale, të përbërë nga prof.dr. Mirjana Mirçevska dhe etnologe Besarta Reçica, të cilat me përkushtim do të vlerësojnë performancat e ansambleve pjesëmarrëse.

Ky festival mbahet për të tretin vit me radhë, tashmë është shndërruar në traditë, dhe organizohet pikërisht në këtë periudhë për nder të mërgatës sonë të dashur, të cilës i jemi thellësisht mirënjohës për kontributin dhe dashurinë që vazhdimisht e dëshmon për vendlindjen.

Festivali “Opoja Vallëzon” është i mbështetur nga Komuna, dhe organizohet në patronatin e kryetarit, i cili do ta ketë përkrahjen time të pakushtëzuar edhe në të ardhmen. Dëshira ime më e madhe është që në këto tri net, mysafirët tanë nga e gjithë Opoja dhe më gjerë, të ndihen si në shtëpinë e tyre, të përjetojnë dashurinë dhe mikpritjen që e karakterizon vendin tonë.

Në fund, më lejoni që me krenari ta shpall të hapur Festivalin “Opoja Vallëzon”.

Ju uroj që ta kaloni sa më bukur dhe ta shijoni çdo moment të këtij spektakli të jashtëzakonshëm kulturor.

Mirë se keni ardhur dhe ju faleminderit të gjithëve!”

Mbrëmë u përmbyll me sukses edhe një edicion i ngjarjes më të madhe kulturore në Komunën tonë – Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon. Një rrugëtim treditor pëplot valle dhe ngjyra kulturore nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Ky është fjalimi im në rastin e përmbylljes së festivalit-

Të nderuar të pranishëm, të dashur qytetarë, të respektuar mysafirë dhe përfaqësues të institucioneve,

Jemi në përmbyllje të një ngjarjeje që për tri net me radhë e bëri Brodosanë, dhe gjithë Opojën, qendër të artit, vallëzimit dhe bashkimit kulturor.

Sot, më lejoni që, në emrin tim dhe të Komunës së Dragashit, të shpreh mirënjohjen më të thellë për pjesëmarrjen tuaj masive, për dashurinë dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë këtij festivali.

Ju falënderoj nga zemra që i dhatë jetë këtij edicioni të tretë të festivalit Ballkanik të valleve “Opoja Vallëzon”, dhe e kthyet atë në një manifestim kulturor që do të kujtohet gjatë.

Një falënderim i veçantë shkon për mërgatën tonë të dashur, që, edhe pse larg vendlindjes, nuk mungoi as këtë vit. Prania juaj është dëshmia më e bukur se Opoja jeton në çdo cep të botës, përmes dashurisë që mbani për rrënjët tuaja.

Faleminderit të gjithë mysafirëve nga Opoja, Prizreni, Kosova dhe shtetet fqinje, të cilët për tri net me radhë ndoqën çdo performancë me një kulturë të jashtëzakonshme dhe respekt të veçantë për secilën traditë që u paraqit në skenë.

Falenderim i përzemërt për të gjitha ansamblet pjesëmarrëse, që sollën në këtë skenë koloritin e pasur të trashëgimisë së tyre kulturore, përmes vallëzimeve, kostumeve dhe energjisë që prekën zemrat tona.

E veçanta e këtij festivali, si gjithmonë, mbetet përkushtimi i ansamblit “Bresana”, të cilët ishin zemra dhe shpirti i këtij organizimi.

Dhe padyshim, pa “Lokomotivën e Festivalit”, profesorin tonë të nderuar Dilaver Kryeziu, ky festival nuk do të kishte formën, shpirtin dhe identitetin që ka sot.

Profesor, ju faleminderit nga zemra për përkushtimin jetësor që keni dhënë për kulturën dhe traditën tonë!

Një falenderim i thellë për jurinë profesionale – prof. dr. Mirjana Mirçevska dhe etnologen Besarta Reçica – për punën tuaj të palodhur, për vlerësimet objektive dhe mbështetjen profesionale që i dhatë këtij festivali.

Faleminderit të gjithëve nga zemra – mediave dhe mjeteve të informimit, që e përcollën festivalin dhe i dhanë zë këtij spektakli përtej kufijve tanë.

Falenderim të veçantë për Policinë e Kosovës për sigurinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për stafin e QMF-së në Bresanë për gatishmërinë dhe shërbimin gjatë netëve të festivalit.

Të nderuar të pranishëm,

“Opoja Vallëzon” nuk është vetëm një festival – është dëshmi e gjallë se kur bashkohemi për kulturën, trashëgiminë dhe vlerat tona, krijojmë mrekulli.

Gjatë qeverisjes katërvjeçare, në fshatin Bresanë janë mbajtur gjithsej katër festivale, prej të cilëve tre me karakter ballkanik.

Për financimin e këtyre aktiviteteve janë paguar gjithsej 112,000 euro.

Shoqëria Kulturore-Artistike “Bresana”, ndonëse shumicën e aktiviteteve i realizon në mënyrë vullnetare, nuk ka mbetur pa përkrahje nga komuna.

Vetëm gjatë këtyre katër viteve, për këtë shoqëri janë ndarë gjithsej 44,000 euro.

Për fund,

Më lejoni që në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe në emër të Komunës së Dragashit, e shpall të mbyllur edicionin e tretë të festivalit “Opoja Vallëzon”. Ju faleminderit që ishit pjesë e këtij udhëtimi të paharrueshëm!

Shihemi vitin tjetër, me më shumë ngjyra, me më shumë valle me shumë shpirt dhe më shumë mikëpritje.

Urime të përzemërta për ansamblin nga Maqedonia e Veriut, fitues i vendit të parë!

Mirupafshim dhe faleminderit të gjithëve!

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aktivitetet Kultur Rini Sport
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet Buxhetore
Dokumentet në diskutim publik
Dokumentet-Zyraligjore
Draft-Buxheti
Ekstraktet e procesverbaleve për Komitetin për Komunitete
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Financat
FTESË PËR OFERTIM PËR SHITJE TË Aseteve Komunale
KËRKESAT PËR RISHQYRTIM dhe VENDIMET E KOMUNËS NDAJ KËRKESAVE PËR RISHQYRTIM
Konkurset
Konsultimet Publike
Kontratat e nënshkruara
Lista e shërbimeve për qytetarë
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënjen e kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për konkurs të projektimit
Njoftim për kontratë
NJOFTIM PËR NËNSHKRIM TË KONTRATËS
NJOFTIM PËR SHTYERJEN E AFATIT
Njoftimet
Njoftimet për konsultim publik
Plane
PLANI I PROKURIMIT
Plani i punes i kuvendit
Procesverbalet
Procesverbalet dhe Raportet
Procesverbalet/Thirrjet për kuvend
Projektet
Prokurimi
Pronat komunale
Raportet
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Administrata
Raportet Arsimit
Raportet Bujqesi
Raportet Ekonomi
Raportet Financiare
Raportet Kujtur Rini Sport
Raportet M.Shpejtim
Raportet periodike
Raportet Shendetsi
Raportet Urbanizem
Raportet Vjetore
RAPORTI I KONTRATAVE TË NËNSHKRUARA
Rregulloret
Shpalljet
Shpenzimet Kapitale
Takimet dhe Dëgjimet Publike/Buxhetore
Takimet Publike
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje për Komitetin për Komunitete
Thirrje per Propozime
VENDIM PËR NDËRPRERJE TË KONTRATËS
Vendimet
Vendimet
VENDIMET E OSHP-SË
Vendimet/Rregulloret/Raportet
Zyra për integrime europiane