Pas zhvillimit të procedurave të rregullta të konkursit, sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash është përforcuar me dy profesionistë të rinj.
Në zyrën time pata kënaqësinë që Dr. Vlerë Muratit dhe Dr. Ardit Eminit t’ua nënshkruaj kontratat e punës dhe t’i uroj për punësimin e tyre të merituar, duke iu dëshiruar suksese në misionin fisnik të kujdesit për shëndetin e qytetarëve tanë.
Angazhimi i mjekëve të rinj në sistemin shëndetësor të Komunës sonë sjell energji të reja, profesionalizëm dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për pacientët.
Komuna e Dragashit do të vazhdojë me rritjen e kapaciteteve shëndetësore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për çdo qytetar.
Dr.Vlera është mjekja e gjashtë e punësuar në QKMF Dragash.