Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, ka emëruar sot znj.Arijeta Qafleshi Skeraj shefe të Kabinetit të Kryetarit, pas tërheqjes së saj nga pozita e asambleistes së Kuvendit të Komunës.
Në zgjedhjet e fundit lokale, znj.Arijeta Qafleshi Skeraj është zgjedhur për herë të pestë asambleiste në Kuvendit të Komunës së Dragashit. Në legjislaturën e kaluar lokale ka shërbyer si Kryesuese e Kuvendit, duke shënuar një performancë të shkëlqyer të organit më të lartë vendimmarrës të Komunës së Dragashit.
Kryetari Xheladini e ka uruar znj.Arijeta Qafleshi Skeraj për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të metejshme në profesion dhe karrierë.