U lind në fshatin Blaç të komunës së Dragashit. Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në komunën e Dragashit. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike- Drejtimi Elektronikë në Universitetin e Prishtinës- Bursist i KOSTT dhe programit Erasmus+ (Middle East Technical University, Ankara, Turkey). Ka qenë koordinator i Qendrës Rinore- Blaç, Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinorë Lokal (KVRL) në Dragash dhe së fundmi Shef i Protokollit dhe përgjegjës për Social Media në Zyrën e zv/Kryeministrit të Kosovës. Flet gjuhën Angleze, Frënge dhe Spanjolle. Është i martuar dhe baba i dy djemve.