Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik elektronik dhe me shkrim, sot u mbajt takimi publik lidhur me Draftin e Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030.
Në këtë takim morën pjesë zyrtarë komunalë si përfaqësues të grupeve të interesit, të cilët kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit të brendshëm institucional, rritjes së bashkëpunimit ndërmjet drejtorive dhe sektorëve, si dhe ndërtimit të një kulture të qëndrueshme komunikimi brenda Administratës komunale.
U vlerësua se një komunikim i brendshëm funksional dhe efektiv përbën bazën dhe parakushtin kryesor për zhvillimin e komunikimit të jashtëm, duke përfshirë marrëdhëniet me qytetarët, mediat dhe grupet e ndryshme të interesit.
Pas përfundimit të procedurave të konsultimit publik, Drafti i Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës.