Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen III (e tretë) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2026;
3. Propozimvendim për miratimin e Raportit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në Infrastrukturë Publike;
4. Propozimvendim për miratimin e Raportit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në Ekonomi Familjare;
5. Miratimi i Raportit të Punës së Ekzekutivit për vitin 2025 dhe Plani i Punës për vitin 2026; dhe
6. Eventuale.
Pas miratimit të procesverbalit, Kuvendi me shumicë votash miratoi Planin e Punës të KKSB-së për vitin 2026.
Në pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës, u miratuan raportet e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Infrastrukturë Publike dhe Ekonomi Familjare në Komunën e Dragashit. Këto raporte pastaj do të procedohen në Komisionin Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.
Ndërkaq, në pikën e pestë u diskutua Raporti i Punës për vitin 2025 i Kryetarit dhe organeve ekzekutive të Komunës, si dhe u prezantua Plani i Punës për vitin 2026. Edhe kjo pikë u miratua me shumicën e votave të asambleistëve.