Nën kryesimin e Kryetarit Xheladini, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti Mbledhjen I (e parë) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të KKSB-së për vitin 2026;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit;
3. Analizë e sigurisë më territorin e Komunës së Dragashit për vitin paraprak;
4. Siguria në trafik;
5. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimi i Planit për Siguri në Shkolla;
6. Eventuale.
Në pikën e parë të rendit të ditës, KKSB-ja miratoi Planin e Veprimit për vitin 2026.
Në pikat që lidhen me sigurinë në territorin e Komunës së Dragashit raportuan përfaqësuesi nga Stacioni Policor në Dragash, z.Imet Hasani, dhe nga Vija Kufitare, z.Sahit Hoti. Gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit për dymujorin e parë të vitit 2026 u vlerësua e qetë dhe stabile.
Drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, raportoi për aktivitetet e DKA-së përgjatë dy muajve të parë të vitit dhe zbatimin e Planit për Siguri në Shkolla.
Ndërkaq, në pikën eventuale u diskutua çështja e angazhimit të institucioneve lokale në aspektin e kujdesit social dhe shëndetësor për personat me probleme të shëndetit mendor në Komunën e Dragashit.