Sot, në Komunën e Dragashit, nënshkruam Memorandumin e Mbështetjes për projektin ndërkombëtar “RURALNEXUS – Inovacioni digjital dhe sipërmarrja ndërkufitare për konkurrueshmëri të qëndrueshme të komuniteteve rurale”, i cili synon zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale përmes inovacionit, bashkëpunimit dhe angazhimit të komunitetit.
Me këtë rast, patëm kënaqësinë të mirëpresim Koordinatorin e Projektit, z. Aliber Rexhepi, si dhe përfaqësuesit dhe zyrtarët komunalë nga Komuna e Vrapçishtit, Republika e Maqedonisë së Veriut, Vullnet Dalipi, Mustaf Mustafa dhe Ejup Jahja.
Komuna e Dragashit shpreh mbështetjen e saj për këtë projekt të rëndësishëm të programit Horizon Europe, i cili fokusohet në rritjen e konkurrueshmërisë së qëndrueshme të zonave rurale dhe malore, duke përfshirë inovacionin digjital, sipërmarrjen, si dhe vlerësimin e sistemeve tradicionale agro-ushqimore..
Pjesëmarrja jonë në këtë projekt dëshmon përkushtimin e Komunës së Dragashit për të qenë pjesë aktive e iniciativave që sjellin zhvillim, bashkëpunim ndërkufitar dhe përfitime afatgjata për fermerët, prodhuesit vendorë dhe komunitetin tonë në përgjithësi.
Do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe në fuqizimin e zonave tona rurale.