Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen I (e parë) të rregullt për vitin 2026.
Përveç tetë pikave të parapara të rendit të ditës, me rekomandim të KPF-së dhe me propozim të disa asambleistëve, rendi i ditës u miratua me tri pika shtesë:
1. Dhënia e betimit të anëtarëve të zëvendësuar nga KQZ, z.Sami Mejzini, znj.Pajtesa Berisha dhe znj.Dzumida Maznikar;
2. Miratimi i procesverbalit nga seanca inauguruese dhe seanca e parë e vitit 2025;
3. Propozimvendim për plotësimin me një anëtar të Komitetit për Komunitete;
4. Raporti Financiar Tetor-Dhjetor 2025 (tremujori i katërt i vitit 2025);
5. Raporti i Punës së Kuvendit për vitin 2025 dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2026;
6. Raporti vjetor i KKSB-së Janar-Dhjetor 2025;
7. Themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi;
8. Propozimvendim për anulimin e Vendimit për miratimin e Listës së Përgjithshme dhe Listës së Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës;
9. Themelimi i Komisionit për shqyrtimin e problemeve të furnizimit me energji elektrike;
10. Themelimi i Komisionit për hetimin e procedurave të tenderimit për tenderin e mirëmbajtjes së automjeteve zyrtare; dhe
11. Eventuale.
Pas dhënies së betimit të anëtarëve të zëvendësuar nga KQZ-ja dhe miratimit të procesverbaleve, të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash, përveç pikës së dhjetë për themelimin e Komisionit për hetimin e procedurave të tenderimit për tenderin e mirëmbajtjes së automjeteve zyrtare, e cila nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme të kuvendarëve.
Në pikën eventuale, pyetjeve të asambleistëve lidhur me punën e ekzekutivit iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.
