Nën udhëheqjen e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen VIII (e tetë) të rregullt për vitin 2025 dhe të fundit për këtë mandat, me këto pika të rendit të ditës:
1. Dhënia e betimit të anëtarit të zëvendësuar nga KQZ, z.Nexhmi Dauti;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Anulimi i Vendimit për ndryshimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për parcelat P – 70604032-00348-0, 70604032-00348-2, 70604032-00348-3, 70604032-00346-0, 70604032-00347-0, Zona Kadastrale Plavë II, me kulturë bujqësore, ara të klasës së 3-të, me pronar Burim Piraj;
4. Miratimi i Deklaratës Mbështetëse mbi Deklaratën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Dhunës Ndaj Grave në Politikë dhe Jetën Publike në Kosovë;
5. Propozimvendim për miratimin e Buxhetit të Komunës së Dragashit për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027 dhe 2028; dhe
6. Eventuale.
Pas dhënies së betimit të anëtarit të zëvendësuar nga KQZ, z.Nexhmi Dauti, Kuvendi miratoi me shumicë votash të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës.
Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje ishte Buxheti i Komunës së Dragashit për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028, i cili u miratua nga anëtarët e Kuvendit me shumicë votash, pas shqyrtimit, debateve dhe propozimeve të dhëna për plotësim-ndryshime.
Në pikën eventuale pati diskutime dhe pyetje të ndryshme nga asambleistët, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.
Kryesuesja Skeraj dhe Kryetari Xheladini kanë falënderuar të gjithë asambleistët e Kuvendit të Komunës së Dragashit për përfundimin me sukses të këtij mandati, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në miratimin e shumë vendimeve të rëndësishme me interes të përgjithshëm dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve të Komunës sonë.