Në ambientet e shkollës profesionale në Mejdan të Shajnes, sot patëm kënaqësinë të marrim pjesë në hapjen e edicionit të 4-të me radhë të Panairit me Produkte Vendore Lokale “EXPO SHARRI”. Edhe ky edicion i kësaj ngjarjeje tashmë tradicionale ekonomike mblodhi së bashku prodhuesit lokalë, afaristët, institucionet dhe qytetarët, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme për promovimin e produkteve vendore dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.
E veçanta e këtij edicioni ishte Forumi tematik Expo Sharri, ku patëm diskutime të frytshme për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik e atij privat, si dhe ide konkrete për nxitjen e ekonomisë lokale.
Ky panair është dëshmi e partneritetit tonë të fuqishëm me Shoqatën e Afaristëve “Sharri”, me të cilën prej vitesh po punojmë për të krijuar hapësira të reja zhvillimi për bizneset dhe prodhuesit lokalë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, organizatorëve dhe qytetarëve që e mbështetën këtë ngjarje të rëndësishme. Vetëm së bashku mund të krijojmë mundësi të shumta bashkëpunimi për një ekonomi më të qëndrueshme dhe një të ardhme më të mirë për Komunën tonë.


