Sot nënshkruam kontratën për organizimin e Panairit me Produkte Vendore Lokale “EXPO SHARRI”, me kryetarin e Shoqatës së Afaristëve “SHARRI”, z.Burim Piraj, fituese e Thirrjes publike për organizimin e kësaj ngjarjeje tashmë tradicionale me rëndësi të madhe ekonomike për Komunën tonë.
Si qeverisje lokale, tash e katër vite kemi ofruar mbështetje financiare dhe logjistike për realizimin e këtij panairi, me qëllim të forcimit të marrëdhënieve me bizneset dhe prodhuesit tanë vendorë, duke synuar njëkohësisht promovimin e trashëgimisë kulturore, potencialeve turistike dhe mundësive të shumta për zhvillimin e bujqësisë në Komunën tonë.
Ftojmë të gjithë ndërmarrësit dhe bizneset lokale që të shprehin interesimin për pjesëmarrje në Panairin “EXPO SHARRI”, si një mundësi e shkëlqyer për promovimin dhe plasimin e produkteve vendore në tregun lokal dhe më gjerë.