NJOFTIM –
EDHE NJË LEHTËSIM PËR QYTETARËT
Nga data 01.08.2025, Komuna e Dragashit ka filluar mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha fshatrat që furnizohen me ujë të pijshëm përmes tyre.
Ftojmë përfaqësuesit apo personat përgjegjës për menaxhimin e këtyre sistemeve që të dorëzojnë në Komunë kërkesën zyrtare për mbulimin e shpenzimeve, e cila duhet të përfshijë:
– Kërkesën,
– Dokumentacionin e orës
– Dëshmi se pagesat e mëparshme janë të kryera dhe nuk ka borxhe.
Deri më tani, kërkesa është dorëzuar nga Zgatari, Brruti dhe Kërsteci. Ftojmë edhe fshatrat e tjerë në të njëjtën situatë të veprojnë njësoj.
Me respekt,
Bexhet Xheladini
Kryetari i Komunës së Dragashit