Nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti sot dëgjimin publik për Projektbuxhetin komunal të vitit 2026 dhe projeksionet për vitet 2027-2028.
Me këtë dëgjim Komuna e Dragashit përmbylli Kalendarin e dëgjimeve buxhetore të mbajtura gjatë këtij viti, ku janë marrë kërkesat dhe propozimet e ndryshme të qytetarëve, kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe grupeve të ndryshme të interesit, për të mundësuar një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës të planifikimit të buxhetit komunal për vitin e ardhshëm 2026 dhe projeksionet për vitet 2027-2028.
Pas këtij procesi, sipas afateve ligjore në fuqi, Propozimbuxheti do të kalojë për shqyrtim dhe miratim përfundimtar në Kuvendin e Komunës së Dragashit, më së largu deri në fund të muajit shtator.





