Sot pata kënaqësinë të prezantoj në fillimin e punimeve të një prej projekteve më të rëndësishme për komunën tonë, lidhur me furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.
Bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit TM 10(20) kV dhe TU 04 kV në segmentin Globoqicë-Krushevë-Restelicë, si dhe rrjetit TM 10(20) kV dhe TU 04 kV në drejtim të fshatit Brod.
Ky projekt do të stabilizojë përgjithmonë furnizimin me energji elektrike për pjesën më të madhe të fshatrave të komunitetit jo-shumicë, që ndodhen në drejtim të Restelicës dhe Brodit.
Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 800,000 euro, ku 45% e mjeteve janë siguruar nga komuna, ndërsa pjesa tjetër prej 55% është financuar nga KEDS.
Shpresojmë që ky investim të përfundojë brenda një viti dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve tanë përmes furnizimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike.