Sot pata kënaqësinë që, së bashku me nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, z. Fejsal Halilović, shefin e Zyrës për Komunitete, z. Uzair Hamza, përfaqësues të organizatës partnere IOM dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, të vizitojmë kabinetin e ri të Infermierisë në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash.
Ky është një projekt i realizuar në kuadër të programit “Stabilizimi i Komunitetit”, i financuar nga Zyra Evropiane dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe i implementuar nga IOM në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Dragashit.
Kabineti është pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, dhe do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për të ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të zhvilluar aftësitë praktike të nxënësve të kësaj shkolle.
Vlera e projrkyit për paisje është 12 mijë euro dhe është realizuar me bashkëfinancim nga Zyra e Bashkimit Evropian, Ministria për Komunitete dhe Kthim, si dhe Komuna e Dragashit.
Komuna ka përfunduar procedurat e prokurimit dhe ka ndarë edhe 6,000 euro shtesë për rinovimin e hapësirave të kabinetit, ku përfshihen: vendosja e pllakave të keramikës, gëlqerosja, rregullimi i ujësjellësit, kanalizimi dhe ndriçimi.