Nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, sot u mbajt Mbledhja VII (e shtatë) e rregullt e Qeverisë Komunale, ku u diskutuan këto dy pika të rendit të ditës:
1. Raportim për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës; dhe
2. Të ndryshme.
Në pikën e parë të rendit të ditës u diskutua për gjendjen e rrugëve në territorin e Komunës sonë, pas reshjeve të fundit të borës. Lidhur me këtë u raportua se gjendja e rrugëve është e mirë dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për mirëmbajtjen e tyre.
Sa i përket pikës eventuale, drejtori i Arsimit raportoi për mbarëvajtjen e procesit të organizimit të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe me nxënësit klasave të nënta, duke bërë të ditur se deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull. Gjithashtu, drejtori i Arsimit njoftoi se është bërë vlerësimi i pasurisë nëpër shkolla dhe se presin që nga drejtoritë kompetente të nisin procedurat e ankandit publik.
Në pikën eventuale u disktutua edhe për projektet kapitale të vitit 2025 dhe bashkërendimin e aktiviteteve për këto projekte. Kryetari Xheladini kërkoi nga drejtorët komunalë që, në bashkëpunim inxhinierët, të nisin planifikimet e hershme për projektet kapitale që do të futen në Buxhetin e vitit të ardhshëm 2026.