Nën udhëheqjen e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen II (e dytë) të rregullt për vitin 2025, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik P-70604014-00773- 1 ZK Dragash;
3. Propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik P-70604014-00807- 0 ZK Dragash;
4. Propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik P-70604028-00295- 0 ZK Lubovishtë;
5. Propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik P-70604014-01184- 0 ZK Dragash;
6. Propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik P-70604006-01063- 0 ZK Brodosanë;
7. Propozim-vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik P-70604004-00750- 0 ZK Brezne;
8. Shqyrtimi i Kërkesës së përfaqësuesve të Sindikatës së Administratës së Komunës së Dragashit për ndarjen e mjeteve financiare për kompenzimin e shpenzimeve për shujtat e punëtorëve/zyrtarëve publikë të Administratës së Komunës së Dragashit;
9. Miratimi i Raportit dhe Planit të Punës së kryetarit dhe organeve ekzekutive të Komunës së Dragashit për vitin 2024; dhe
10. Eventuale.
Seanca nisi me një minutë heshtje, në nderim të ish-asambleistit të ndjerë të Kuvendit të Komunës së Dragashit, Naser Myrtezani.
Të gjitha pikat e rendit të ditës (2 deri 7) që kishin të bënin me shpalljen e interesit të përgjithshëm publik për disa prona të caktuara në zona kadastrale të Komunës së Dragashit, pas sqarimeve të nevojshme nga Kryetari Xheladini, u miratuan me shumicë votash nga asambleistët.
Në pikën e tetë të rendit të ditës, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash Kërkesën e përfaqësuesve të Sindikatës së Administratës së Komunës së Dragashit për ndarjen e mjeteve financiare për kompenzimin e shpenzimeve për shujtat e punëtorëve/zyrtarëve publikë të Administratës së Komunës së Dragashit.
Në pikën e nëntë të rendit të ditës u diskutua për raportet e punës për vitin paraprak 2024 dhe planet e punës për vitin 2025 të kryetarit dhe organeve ekzekutive të Komunës së Dragashit. Fillimisht prezantoi kryetari Komunës. z.Bexhet Xheladini, dhe pastaj drejtorët e drejtorive komunale, lidhur me raportet dhe planet e punës së drejtorive përkatëse. Pas pyetjeve të asambleistëve dhe përgjigjeve nga kryetari dhe drejtorët për të cilët pati pyetje, edhe kjo pikë u miratua me shumicë votash.
Në pikën eventuale, pyetjeve të asambleistëve iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.
Në fund të seancës, Kryesuesja Skeraj falënderoi të gjithë delegatët për pjesëmarrje, duke uruar të gjithë ata dhe qytetarët e Komunës së Dragashit, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.