Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e dyta të rregullta për vitin 2025, me këto pika të rendit të ditës:
1. Mirati i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i materialit për Seancën e dytë; dhe
3. Eventuale.
Pas diskutimeve, anëtarët e komiteteve përkatëse me shumicë votash rekomanduan të gjitha pikat e propozuara për Mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet nesër, më 28.02.2025, duke filluar nga ora 10:00.