Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni, ka pritur sot në takim përfaqësues të HELVETAS dhe Projektit DEMOS, z.Drilon Shala, z.Ertan Munoglu dhe znj.Dhurata Prokshi.
Me këtë rast u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim që HELVETAS/DEMOS ta mbështesë Komunën e Dragashit në përmirësimin e qeverisjes pjesëmarrëse dhe të angazhimit të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal.
Kryetari Xheladini ka falënderuar përfaqësuesit e HELVETAS dhe Projektit DEMOS për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Komunës së Dragashit në fushën e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikimit të buxhetit komunal.