Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen I (e parë) të rregullt për vitin 2025, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Anulimi i Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës ZK Dragash P-70604014-00099-1 me pronën e përbashkët të z.Amir (Ahmet) Jamini, z.Asad (Ahmet) Jamini, Rehjan (Omer) Jamini dhe Nerkes (Omer) Jamini, prona me numër të parcelës P-70604014 – 00827 – 2 ZK Dragash;
3. Raporti Financiat Tetor-Dhjetor 2024 (Tremujori i katërt i vitit 2024);
4. Raporti Vjetor Financiar për vitin 2024;
5. Raporti i Punës së Kuvendit për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2025;
6. Raporti i Punës i KKSB-së për vitin 2024 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2025; dhe
7. Eventuale.
Të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës u miratuan me shumicë votash nga asambleistët. Ndërkaq në pikën eventuale, pyetjeve të asambleistëve iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.