Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Kabinetit dhe zyrtarë të QKMF-së, ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të shoqëruar nga konsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, Celal Dogan.
Diskutimet gjatë këtij takimi u përqendruan kryesisht rreth aktualitetit politik dhe zgjedhor në Kosovë. Kryetari Xheladini i falënderoi përfaqësuesit e institucioneve turke në Kosovë për interesimin dhe vizitën e tyre në Komunën e Dragashit.
Pas takimit në zyrën e Kryetarit Xheladini, u vizituan edhe objekti i ri i QMF-së në Krushevë, për të parë nga afër investimet e bëra nga Komuna e Dragashit, si dhe objekti i vjetër i QMF-së në këtë fshat.