Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën sot mbledhjet e para të rregullta për vitin 2025, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën e parë të rregullt, dhe
3. Eventuale.
Pas shqyrtimit nga ana e anëtarëve të komiteteve përkatëse, të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës u rekomanduan për diskutim në Mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet të hënën, më 10.02.2025.