Komunën e Dragashit sot e vizituan përfaqësues nga MAPL dhe DEMOS, z.Haxhi Krasniqi – U.D. i Udhëheqësit të Divizionit për Performancë Komunale në MAPL, z.Mehdi Retkoceri – konsulent, si dhe znj.Saranda Husaj dhe z.Shpend Emini nga DEMOS, të cilët zhvilluan një takim me kryetarin e Komunës, z.Bexhet Xheladini, zëvendëskryesuesin e Kuvendit, z.Munir Jonuzi, Koordinatorin për Performancën Komunale dhe zyrtarët përgjegjës për raportim në SMPK dhe Grantin e Performancës.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me performancën e Komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve, procesi i rishikimit të SMPK-së dhe GPK-së, si dhe projektet e financuara nga Granti i Performancës.
Komuna e Dragashit është në mesin e 11 komunave të Kosovës që do të përfitojnë nga Granti i Performancës për vitin 2022, pasi ka përmbushur kriteret e nevojshme.

