Sot u mbajt Mbledhja VIII e rregullt për vitin 2023 e Kuvendit Komunal në Dragash, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Propozim Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm publik në fshatin Restelicë,
3. Propozim Vendim për anulimin e Vendimit 01 Nr. 941/01-11832/23 të datës 26.06.2023,
4. Propozim Vendim për anulimin e Vendimit 01 Nr. 941/01-11833/23 të datës 26.05.2023,
5. Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme (objekti i destinuar për postë në fshatin Brodosanë),
6. Propozim Vendim për inicimin e procedurës për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK-së),
7. Propozim Vendim për inicimin e procedurave për hartimin e Hartës Zonale të Komunës (HZK-së),
8. Miratimi i buxhetit 2024, dhe
9. Eventuale.
Përveç dikskutimit për pikat e tjera të rendit të ditës, në këtë seancë u miratua edhe Buxheti i Komunës së Dragashit për vitin 2024, pas propozimeve për disa ndryshime përfundimtare nga delegatët e Kuvendit dhe përfaqësuesit e ekzekutivit lokal dhe kryetarit të Komunës.
Buxheti për vitin 2024 do të jetë 12,110,967 euro. Për investime kapitale janë paraparë 4,498,566 euro, prej të cilave pjesa më e madhe do të shpenzohet për realizimin e Projektit të Ujësjellësit kryesor dhe për ndërtimin e Fabrikës së ujit, ndërkaq pjesa tjetër do të shkojë për realizimin e projekteve kapitale nëpër fshatra dhe në qytezën e Dragashit.