Sot u mbajt takimi i parë i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Komunën e Dragashit, i themeluar në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka për detyrë që të përcaktojë prioritetet e komunës dhe masat e nevojshme që duhet ndërmarrë për përmirësimin e situatës në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, si dhe të koordinojë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e tyre.
Në këtë mbledhje konstituive u themelua edhe Sekretariati i Ekipit, përkatësisht zyrtari i caktuar komunal për mbrojtje të fëmijës, z.Faton Nafezi.
Të gjithë anëtarëve pjesëmarrës të Ekipit iu prezantua dhe iu shpërnda Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Udhëzimi Administrativ i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës.
Në këtë takim u vendos që së shpejti të fillojë puna për hartimin e Planit të Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, në bashkëpunim me UNICEF-in.
Gjithashtu, u bë plotësimi i Ekipit dhe u obligua Sekretariati që në mbledhjet e ardhshme të ftohen në cilësinë e anëtarëve vëzhgues nga Këshilli i Prindërve dhe përfaqësues nga zyra rajonale e Avoktatit të Popullit.
Në fund të takimit u prun disa konkluzione me të cilat do të njoftohet MAPL.