Sot u mbajt mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale në Dragash, e kryesuar nga kryetari i komunës, z.Bexhet Xheladini, ku morën pjesë edhe inxhinierë dhe gjeodetë nga Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Ambientit. Në rend të ditës ishin këto tri pika:
1. Analiza e projekteve kapitale për vitin 2023 dhe marrja e qëndrimit për implementimin e tyre,
2. Diskutimi rreth mbledhjes së dytë të Asamblesë Komunale, dhe
3. Të ndryshme.
Temë qendrore e diskutimit në këtë mbledhje ishte analiza e projekteve kapitale për vitin 2023 dhe marrja e qëndrimit për implementimin e tyre, me ç’rast u caktuan personat përgjegjës për secilin projekt, të cilët, së bashku me kompaninë projektuese, do të bëjnë hartimin e projekteve, si dhe të gjitha planifikimet dhe përgatitjet e nevojshme për realizimin e suksesshëm të tyre.