Më 24/05/2022 në ora 10:00 në sallën nënkryetarit të Komunës z. Resul Fetahu, nënkryetari i komunitetit jo shumicë të Komunës së Dragashit z. Fejsal Haliloviç si dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari, Turizmit dhe Inspekcion z. Erxhan Limanqe, patën një takim me organizatën JICA Japoneze (Xhajka).
Tema e takimit ishte pyllëzimi për të mbrojtur kundër ortekëve në vendin Platishta ku ka ndodhur tragjedia e madhe nga orteku i borës.
JICA – Organizata Japoneze është e interesuar shumë që këtë projekt ta zbatoj deri në vitin 2026.
Pas takimit në komunën e Dragashit, shkuam në fshatin e Restelicë te vendi ku ka ndodhur fatëkeqësia për shkak të ortekut të borës, në mënyrë që të fitohen njohuri me terenin për tu realizuar ky projekt.
Projekti ka këto aktivitete:
– Ngritja e mburojave të drurit (gardh) për të mbrojtur këtë lagje nga orteku.
– Mbjellja e llojeve të caktuara drujve (fidaneve) siç është planifikuar.
– Ngritja e kapaciteteve dhe forcimin e agjencive qeveritare në parandalimin dhe reduktimin e zjarreve në pyje dhe fatkeqësitë e tjera natyrore me zhvillimin e NFFIS dhe eko-DRR.





