Komandanti Uka pasi e ka falënderuar kryetarin Xheladini për vizitën ka thënë se Dragashi është ndër Komunat më të qeta në Kosovë, kjo falë vetëdijesimit të qytetarëve.
Kryetari Xheladini tha se ne synojmë intensifikimin dhe bashkëpunimin edhe më shumë me policinë, pasi që ky bashkëpunim shkon në interes të qytetarëve. Ne dëshirojmë që në Komunën e Dragashit, qytetarët të jenë të lirë, të sigurt dhe të jenë sa më afër institucioneve.
Në këtë takim u bisedua edhe për sfidat dhe vështërsitë me të cilat ballafaqohen zyrtarët e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave të përditshme. Me këtë rast udheheqësit e të dy institucioneve u zotuan për thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë.