Të dashur nxënës, prindër dhe mësues! Uroj të jeni mirë!
Edhe pse nuk janë përcaktuar qartë detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit që janë një hallkë kryesore e këtij procesi, ju njoftojmë se nga e hëna, më datë 30 mars 2020, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën boshnjake. Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore. Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.
Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc. Vloran Cenaj