Sot me kërkesën e Drejtoratit për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike (D.M.Sh.Sh.) të Komunës së Dragashit, drejtuar institucioneve relevante qendrore për rrezikun e erozionit që është shfaqur në fshatin Restelicë dhe sipas përgjegjëisë së tyre në vend të ngjarjes sot kanë qenë prezent ekspertët e fushave të caktuara si nga ajo e
– K.P.M.M. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
– Sh.Gj.K. Shërbimi Gjeologjik i Kosovës
– M.M.P.H. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Për parandalimin e rrezikut të mundshëm në këtë pjesë të fshatit.
Priten raportet profesionale të tyre për çasjen në këtë problem, por vlerësimi i parë i tyre është i rrezikshmërisë së lartë.