Kryetari i komunës – Shaban Shabani, komandant Agron Saramati dhe kryetari i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Sharr – Qerkin Krasniqi, sot vendosën kurora lulesh mbi lapidarin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në përkujtim të rënies heroike dhe sakrificës sublime të gjithë familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë për liri!