Njoftohen qytetarët se në kuadër të 15 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës, Kuvendi Komunal i Dragashit, organizon aktivitete të ndryshme. Të shtunën, datë 14.06.2014, me fillim në ora 11,00, në sallën e KK të Dragashit, mbahet akademia solemne kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vënien e kurorave në Varrezat e Dëshmorëve, në Dragash dhe Buqe, ndërkaq në orën 16.00, në Mejdan të Opojës, organizohet gara e vrapimit të kuajve.
Aktivitetet vazhdojnë edhe të dielën, datë 15 qershor 2014, ku në stadiumin e qytezës në Dragash, me fillim në ora 10.00, mbahen garat tradicionale të pehlivanëve.
Panairi i produkteve Tradicionale te Komunes sone.
Pjesëmarrja sa më masovike e juaja në këto manifestime, do ta bëjë edhe më madhështore këtë feste.
Mirë ardhshi !
Me respekt!
Këshilli organizativ