Ne kuadër te ngritjes se kapaciteteve, performances së rrjetit të shtetit si dhe sistemit te telefonisë digjitale VoIP, komuna e Dragashit, ka siguruar një mbështetje nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit e cila është ne kuadër te Ministrisë se Administratës Publike.
Me qëllim të shikimit të gjendjes për se afërmi si dhe bashkëbisedimit znj. Merita Seferi Haxhiu, udhëheqëse e Drejtoratit te Rrjetave dhe Telekomunikimeve ASHI , se bashku me një pjesë te stafit kane vizituar komunën e Dragashit ku janë pritur nga z. Avni Nebiu, Drejtori i Administratës.
Ku u tha se projektet e tilla do të ndihmojnë komunikimin dhe shërbimet më efikase në administratën komunale.
Ne kuadër te kësaj vizite komuna jon ka përfituar tri projekte te rëndësishme si:
– 1. Ngritja e përformancës së rrjetit kompjuterik ( Switch cisco PoE, sasia 2 )
– 2. Zhvillimi i projektit të Wirelesit, ( Acecess Point Arubo, sasia 5 )
– 3. Zhvillimi i sistemit telefonik digjital VoIP, faza e dytë, aparate telefonik cisco, sasia 10)
Vlera e realizimit te projekteve duke përfshire edhe fazën e par të sistemit telefonik VoIP , kap shifrën 7.373.06 euro.
Andaj gjithmonë jemi falënderues Agjencia e Shoqërisë së Informacionit për bashkëpunimit dhe mbështetjes se vazhdueshme qe po e bëjnë.