Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, z.Resul Fetahu, shefen e Kabinetit, znj.Arijeta Skeraj, drejtorin e Administratës, z.Veton Halili, kryetarin e OVL – UÇK, z.Emri Neshati, dhe zyrtarin ligjor, z.Adem Emini, vizituan sot ekspozitën “ARTEFAKTET E KOSOVËS TË MARRA NGA SERBIA”, të realizuar nga OJQ Ec Ma Ndryshe në hapësirat a parkut pranë shtatores së Adem Jasharit në Dragash.
Në këtë espozitë njëditore me karakter ndërgjegjësues u shpalosën dhejtëra fotografi të artefakteve, si pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës të cilat po vazhdojnë të mbahen në Serbi.
Kryetari Xheladini i ka përgëzuar organizatorët për ekspozitën dhe realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi kulturore dhe edukative për qytetarët tanë.