Filloi ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugës Brezne–Koritnik TAKE-OFF, një projekt i rëndësishëm që, përveç përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes, do të shërbejë edhe për organizimin e garave të paraglajdingut.
Gjithashtu, kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit në fshatin Kosavë, si dhe rehabilitimin e rrugës dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse në segmentin Zaplluxhe–Guri i Zi, si masë e nevojshme për pasojat e rrëshqitjes së dheut të shkaktuara nga vërshimet.
Të gjitha këto projekte po realizohen me financim nga Granti i Performancës, duke dëshmuar përkushtimin për përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë dhe kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe turistike në komunë.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit