Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit Bexhet Xheladini, u mbajt mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku u shqyrtua dhe u miratua njëzëri Buxheti i Komunës së Dragashit për vitin 2027, së bashku me projeksionet për vitet 2028–2029, pa asnjë votë kundër.
Buxheti përfshin Pagat dhe Mëditjet, Mallrat dhe Shërbimet, Subvencionet dhe Transferet, Shpenzimet Komunale dhe Investimet Kapitale, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve prioritare për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Në pjesën e investimeve kapitale janë paraparë mjete për projekte në të gjithë territorin e Komunës, përfshirë investimet e përbashkëta, Opojën dhe Gorën, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
Ky është një buxhet që reflekton përgjegjësi, prioritete të qarta dhe përkushtim për zhvillimin e barabartë të Komunës së Dragashit.
Pas miratimit nga Qeveria Komunale, Buxheti për vitin 2027 dhe projeksionet për 2028–2029 do t’i dërgohen Asamblesë Komunale për miratim.
Në pikën “Të ndryshme” u morën edhe disa vendime për përgatitjen dimërore të institucioneve komunale, me qëllim të sigurimit të funksionimit normal të tyre gjatë sezonit të dimrit.