Në Komunën e Dragashit, patëm kënaqësinë të presim në një takim përshëndetës Kolonelin Harun Elitaş, Komandantin e Këshillit të Lartë Turk, i cili është në përfundim të misionit të tij në Kosovë.
Gjatë takimit biseduam për ecurinë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR-it Turk, për projektet e realizuara deri më tani, si dhe për nismat dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.
Koloneli Harun Elitaş ka qenë ndër komandantët me të afërt, bashkëpunues dhe të përkushtuar ndaj Komunës së Dragashit. Për këtë bashkëpunim të sinqertë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe në përkrahjen e komunitetit tonë, shprehëm mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë.
Kolonelit Elitaş i uruam suksese të mëtejshme në detyrat dhe angazhimet e tij, me shpresën dhe dëshirën që të takohemi në Turqi gjatë vizitës që do të zhvillojë delegacioni ynë në Komunën Kocaeli.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit