Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen VI (e gjashtë) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raporti Financiar i Shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2026;
3. Informatë lidhur me punën e KKSB-së për periudhën janar-qershor 2026; dhe
4. Eventuale.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash Raportin Financiar të Shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2026.
Në pikën e tretë të rendit të ditës, kryetari i Komunës, njëherit edhe kryetar i KKSB-së, i informoi anëtarët e Kuvendit lidhur me punën e KKSB-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Në pikën eventuale, asambleistët parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e ekzekutivit lokal, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.