Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e gjashta të rregullta për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën e gjashtë të rregullt; dhe
3. Eventuale.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit të materialit të Kuvendit nga komitetet përkatëse, të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës u rekomanduan për diskutim në mbledhjen e gjashtë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet të enjten, më 29.07.2026, duke filluar nga ora 10:00.