Të nderuar qytetarë,
Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit e Komunës së Dragashit ju bën thirrje që të kryeni me kohë obligimin tuaj ligjor për pagesën e tatimit në pronë.
Komuna e Dragashit vazhdon të ketë ndër normat më të ulëta të tatimit në pronë në Republikën e Kosovës, duke synuar që kjo barrë financiare të jetë sa më e përballueshme për të gjithë qytetarët.
Ju njoftojmë se, në rast të moskryerjes së pagesës brenda afateve të përcaktuara ligjore, Ministria e Financave aplikon automatikisht kamatëvonesat dhe masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Këto përllogaritje realizohen nga niveli qendror dhe nuk përcaktohen nga Komuna e Dragashit.
Shembull ilustrues i përllogaritjes:
Nëse detyrimi për tatim në pronë është 100€, në rast të mospagesës brenda afatit ligjor mund të aplikohen:
Gjobë prej 10% në vit → 100€ × 10% = 10€
Kamatëvonesë prej 0.65% për çdo muaj vonesë → 100€ × 0.65% × 12 muaj = 7.80€ në vit
Pra, për një detyrim prej 100€, mospagesa mund të sjellë kosto shtesë prej rreth 17.80€ në vit, përveç detyrimit bazë edhe pagesa për vitin vijues llogaritet nga shuma 117.80€, plus pagesa e vitit te ardhshëm, dhe kështu vazhdon deri në shlyerjen e borxhit.
Vërejtje: Tatimi ne pronë nuk falet!
Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim
Komuna e Dragashit