Me emocione dhe krenari sonte hapëm natën e parë të edicionit të tetë të Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”, ku ansamblet pjesëmarrëse nga vendi, rajoni dhe më gjerë shfaqën performancën e tyre me valle e këngë, duke dëshmuar se arti është ura më e bukur që i bashkon popujt.
Falënderoj nga zemra të gjitha ansamblet pjesëmarrëse, organizatorët, si dhe çdo qytetar e mysafir që me praninë dhe duartrokitjet e tyre i dhanë jetë kësaj nate të veçantë.
Ky ishte vetëm fillimi. Dy netët në vazhdim na presin me emocione të shumta, interpretime të bukura dhe befasi që do ta bëjnë këtë festival edhe më të paharrueshëm.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit