Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen V (e pestë) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim-Ndryshimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave 01Nr.060/01-22757-1/24, të datës 30.08.2024;
4. Propozimvendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës P-70604014-00889-2, ZK Dragash;
5. Propozimvendim për formimin e Komisionit për Vlerësimin e Ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës P-70604014-00889-2, ZK Dragash;
6. Formimi i Komisionit për Ankesa për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës; dhe
7. Eventuale.
Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, Kuvendi miratoi me shumicë votash të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës.
Në pikën eventuale, asambleistët parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e ekzekutivit lokal, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini.