Sot nënshkruam kontratat me një pjesë të OJQ-ve përfituese të subvencioneve nga thirrjet publike në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përfaqësuesve të OJQ-ve përfituese u uroj suksese në organizimin e projekteve të tyre dhe aktiviteteve të larmishme të cilat do ta gjallërojnë jetën kulturore, rinore dhe sportive në Komunën tonë.
Me planifikimet buxhetore për vitin e ardhshëm, ne synojmë që ta rrisim buxhetin për Subvencione komunale nga 400 mijë euro, sa është aktualisht, në 600 mijë euro, nga i cili do të subvencionojmë OJQ-të e ndryshme, bursat studentore, fermerët e bujqit, si dhe qytetarët që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore.
Aktualisht, nga Thirrja publike në fushën e Kulturës dhe Sportit kanë përfituar 12 OJQ:
1. Klubi i Kuajve “Opoja” – 14,000€
2. Shkolla e Futbollit “FC DRAGASH” – 6,000€
3. Shkolla e Futbollit “AROMA” – 6,000€
4. Klubi i Futbollit “OPOJA” – 30,000€
5. Klub E-Sport “SHARRI” – 5,000€
6. Klubi i Skitarisë “ARXHENA” – 2,500€
7. Klubi i Motoristëve “ENDURO SHARRI” – 7,500€
8. Klubi i Çiklizmit “OPOJA” – 1,500€
9. Klubi i Basketbollit “SHARRI” – 1,000€
10. Klubi i Shahut “OPOJA” – 3,500€
11. ShKA “BRESANA” – 11,000€
12. OJQ “KROI I MACES” – 3,500€
Në procedurë të vlerësimit janë edhe OJQ-të të cilat do të përfitojnë nga Thirrja publike për organizimin e Ditëve të Mërgatës dhe Festivalit Ballkanik “OPOJA VALLËZON”.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit