Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Qeverisë Komunale, ku diskutuam lidhur me projektin “Inventarizimi i Shërbimeve Administrative Komunale”, i mbështetur nga GIZ dhe i zbatuar nga organizata EC Ma Ndryshe, në partneritet me Syrin e Vizionit.
Në këtë takim kishim të ftuar edhe përfaqësuesit e organizatës Ec Ma Ndryshe, me të cilët diskutuam ecurinë e deritanishme të projektit. U dakorduam për caktimin e personit kontaktues nga Komuna e Dragashit, si dhe për organizimin e takimeve të veçanta me secilën drejtori dhe sektor komunal, me qëllim koordinim sa më efikas të aktiviteteve.
Në vijim të mbledhjes, u diskutua edhe për ecurinë e punës së Komisionit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK). Si kryetar i Komisionit, theksova rëndësinë e angazhimit maksimal të anëtarëve dhe bashkëpunimit të plotë me kompaninë përgjegjëse për hartimin e planit, duke qenë se PZhK është një nga dokumentet më të rëndësishme strategjike për zhvillimin e Komunës sonë.
Vazhdojmë me përkushtim në forcimin e planifikimit dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale në interes të qytetarëve.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit