Sot, së bashku me Nënkryetarin Vetim Ramadani, vizituam fshatin Brezne për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po realizohen në kuadër të investimeve komunale.
Gjatë vizitës u njohëm me progresin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, të cilat përfshijnë punime në infrastrukturën rrugore, kubëzime, asfaltime të pjesshme të rrugëve të dëmtuara, ndërtimin e mureve mbrojtëse, zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, si dhe ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza.
Aktualisht, në territorin e fshatit Brezne janë të angazhuara pesë kompani, të cilat po punojnë intensivisht në realizimin e këtyre projekteve me rëndësi të veçantë për banorët dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar për të vazhduar me investime konkrete në çdo pjesë të Komunës, duke krijuar infrastrukturë moderne dhe shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit